E pëson futbollisti i LA Galaxy: Përjashtohet nga klubi pas komenteve raciste të gruas së tij serbe

E pëson futbollisti i LA Galaxy: Përjashtohet nga klubi pas komenteve raciste të gruas së tij serbe

Futbollisti i LA Galaxy, Aleksander Katai, është përjashtuar, dy ditë pasi u bënë virale komentet raciste të bashkëshortes së tij serbe.

Bashkëshortja e lojtarit, Tea Katai, bëri komente raciste në gjuhën serbe, pas vdekjes së George Floyd.

Në një video të postuar në rrjete sociale ku shihet një veturë e policisë e cila shkel protestuesit, ajo kishte shkruar në serbisht “vrisni këta bij bushtre”.

Aleksandar Katai's wife, Tea Katai posted racist statements ...

Në një fotografi tjetër, Tea Katai kishte shkruar se “të zinjët nuk mërzitën për vdekjen e George Floyd por vetëm duan atlete NIKE”.

LA Galaxy pritet të rikthen në stërvitje në fillim të muajit korrik në qytetin e Orlandos.

Shpërndaje në: