E shëmtuar: Popullit i thanë të kursenin rrymën, e i lënë dritat ndezur jashtë në pikë të ditës (Foto)

E shëmtuar: Popullit i thanë të kursenin rrymën, e i lënë dritat ndezur jashtë në pikë të ditës (Foto)

Qeveria e Kosovës iu ka kërkuar qytetarëve të Kosovës që të mos nxehen me rrymë, t’i ndalin ‘joystick’-at, t’i fikin dritat kur nuk janë në dhomë etj, si masa për ta kursyer energjinë elektrike. Por, një anëtar i popullit tonë i ka dërguar Periskopit një fotografi që tregon se vet shteti nuk po ka kujdes të mjaftueshëm me rrymën. 

Qytetari i lartpërmendur ka bërë një inçizim të dritave në rrugën “Agim Ramadani”, e cila u bllokua sot për nder të ardhjes së presidentit kroat Zoran Milanoviq.

Aty shihen dritat në rrugë që në pikë të ditës janë lëshuar, ndoshta për nder të kësaj vizite, e ndoshta sepse dikush ka harruar që t’i ndalë, përcjell Periskopi.

Ne ftojmë organet përkatëse që t’i ndalin këto drita, duke qenë se dekurajojnë edhe qytetarët që të kursejnë rrymën në këtë krizë energjetike.

Shpërndaje në: