E tmerrshme: Mësuesja godet nxënësin me këpucë në kokë (Video +16)

E tmerrshme: Mësuesja godet nxënësin me këpucë në kokë (Video +16)

Një mësuese e cila është filmuar duke bërtitur brenda klasës “tani do të rrahemi” derisa vazhdimisht godet në kokë një nxënës, është suspenduar nga puna.

Mësuesja Marian Perez Valezquez nuk kishte hezituar të heq nga këmba këpucën dhe ta godet në kokën një nxënës, derisa të tjerët të tmerruar me veprimin e mësues nuk nxirrnin zë nga goja, dhe filmonin tinëzisht këtë ngjarje, transmeton Telegrafi.

Ky rast raportohet të ketë ndodhur në shkollën “Venustiano Carranza”, në qytetin Texcoco në pjesën qendrore të Meksikës.

Në videon e publikuar më poshtë, mësuesja dëgjohet duke thënë: “do të rrahemi unë dhe ti, tani, goditja janë mënyra e vetme. Dëshiron të rrahemi? Fillo të më godasësh”.

Mediat meksikane raportojnë se arsyeja që mësuesja e vizatimit kishte ushtruar dhunë ndaj nxënësit të pambrojtur, ishte se ai nuk kishte kryer detyrat që u kishte dhënë gjatë orës së mësimit. /Telegrafi/

Shpërndaje në: