E tmerrshme: Një punonjëse e shkollës shihet duke thithur një “substancë” nga gishti i një nxënësi (Foto)
Një punonjëse e shkollës është pezulluar nga vendi i punës për shkak se është fotografuar duke thithur me hundë pluhurin jashtë gishtit të një të riu.

Në një video në Snapchat, e cila u shpërnda nga nxënësit e shkollës Cestrian në Mançester, shihet Teresa Ward duke thithur me hundë një substancë të panjohur, shkruan Metro.co.uk, transmeton Periskopi. Pas kësaj videoje shkolla e pezulloi atë nga puna, mirëpo më pas ajo dha dorëheqje vet nga vendi i saj i punës.
Ward mohon se substanca ishte drogë, duke thënë se në rast se kjo substancë të ishte drogë ajo do të humbte gjithçka që kishte në jetën e saj për vetëm 2 minuta./Periskopi/



