E tmerrshme: Vjehrri vrau nusen e djalit se nuk i shërbeu kafenë

E tmerrshme: Vjehrri vrau nusen e djalit se nuk i shërbeu kafenë

Një 75 vjeçar i ka marrë jetën në mënyrë makabre nuses së djalit, duke lënë jetim dhe dy fëmijë.

Mësohet se shkaqet e ngjarjes së rëndë kanë qenë tepër banale. Vjehrri, Ndoc Tota, ankohej se nusja nuk i shërbente mirë. Nga të dhënat e para mësohet se edhe mëngjesin e sotëm ata janë përfshirë në sherr vetëm se nusja, Vera Topa nuk i ka shërbyer kafenë vjehrrit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në fshatin Zheje të Laçit. Dy fëmijët e Verës ishin në gjumë, kurse burri i saj në punë, pasi punonte roje nate.

Nusja që mbeti e vdekur pasi e qëlloi vjehrri me levë është Vera Tota. Mësohet se ajo u gjet e pajetë nga fqinjët e saj, pasi vjehrri ishte larguar fill pasi e qëlloi për vdekje.

Sipas burimeve, thuhet se vjehrri kishte tentuar ta vriste nusen edhe para një viti, pas sherreve të vazhdueshme mes tyre.

Njoftimi i policisë

Me datë 03.05.2017, në orët e para të mëngjesit është marrë njoftim se është gjetur e vdekur në banesë shtetasja Vera Tota 41 vjeçe, banuese në Zhejë – Kurbin.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se shtetasja V.T është goditur fizikisht me mjete të forta (levë) ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është vjehrri i saj shtetasi Noc Tota, 75 vjeç, banues në Zhejë – Kurbin, i cili është larguar nga banesa pas ngjarjes por falë veprimeve të shpejta policore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes autorit të dyshuar dhe viktimës pas një konflikti për motive të dobëta.

Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Shpërndaje në: