E vërteta tronditëse për McGregorin, a ishte kjo arsyeja e pensionimit?

E vërteta tronditëse për McGregorin, a ishte kjo arsyeja e pensionimit?

Disa orë pas njoftimit për pensionim nga Conor McGregor, The New York Times raporton se ai është nën hetime për sulm seksual.

Sipas NY Times, ish kampioni i UFC është marrë në pyetje në janar pasi një grua tha se e kishte sulmuar seksualisht në Dublin në muajin dhjetor.

Ende nuk ka ndonjë aktakuzë ndaj McGregor, por sipas burimeve të gazetës amerikane ai është ende nën hetime nga policia irlandeze.

Mëngjesin e sotëm, McGregor njoftoi në Twitter se do t’i jepte fund karrierës luftarake.

Shpërndaje në: