E vërtetojnë shkencëtarët: Leo Messi është lojtari më i mirë në botë
Shkenctarët i ka dhënë fund dilemave se kush është futbollisti më i mirë në botë. Për këtë ata kanë dhënë disa arsye dhe emrin e Lionel Messit.
Lideri i shkencës sportive, Simon Brundish e ka dhënë mendimin e tij kur është pyetur se kush është futbollisti më i mirë në botë.
”Derisa ai të jetë gjallë, ka vetëm një – Lionel Messi”.
”Nëse ju thoni se dikush tjetër është lojtari më i mirë në botë, Messi e ka thyer këmbën qe një vit, jeni duke gënjyer ose është i vdekur”, tha fillimisht Brundish, transmeton Periskopi.

Messi edhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, mirëpo Brundish e ka një set statistikash, për të cilat mendon se janë të mjaftueshme për t’i dhënë fund debatit në fjalë.
”Aktualisht Messi shënon një gol ose e jep një asistim çdo 48 minuta”, shpjegon ai.
“Nëse e mendojmë se një ndeshje zgjat deri në 95 minuta (përfshirë këtu edhe kohën kur ka lëndime), do të thotë se ai shënon ose asiston dy herë brenda një loje”, shtoi ai.
Ylli argjentinas ka si rivalin më të madh Cristiano Ronaldon, i cili ka gjithashtu statistika impresionuese. Listës i bashkohet edhe Neymar, Mohamed Salah e Luis Suarez që patën statistika mbrësëlënëse gjatë një sezoni.

Dominimi i Messit nuk ka të bëjë vetëm me shënimin e golave, por ai gjithashtu renditet lart edhe në statistikat e njohura si ‘xG-Build’, thotë Simon Brundish.
Ky matës e poenton çdo lojtar të përfshirë në gol, përpos lojtarit që e bën pasimin final (asistimin) dhe shënuesin e golit.
‘xG-Build’ do të thotë përshembull nëse portieri e nis pasimin deri tek mbrojtësi, i cili më pas e luan topin për tek mesfushori ofanziv, para se t’ia japë topin shënuesit të golit, portieri dhe mbrojtësi mund të fitojnë pikë në këto statistika dhe në këtë sistem, përcjell Periskopi.
Duke e pasur parasysh se Messi zakonisht është asistues ose shënues, është e qartë dhe e logjikshme se ai është prapa lojtarëve të tjerë sa i përket “xG-Build”, të cilët kanë më shumë detyrë për ta ndërtuar nga fillimi aksionin për të shkuar deri tek goli dhe për shkak të pozitës së tyre më prapa në fushën e gjelbërt.
Mirëpo, kjo nuk e ka penguar Messin që po ashtu të jetë prezent edhe në këto raste.
31-vjeçari është në pozita më të mira edhe ndaj lojtarëve si Eden Hazard, Mesut Ozil e Christian Eriksen që kanë për detyrë krijimin e aksioneve dhe fitojmë më shumë pikë në sistemin ‘xG-Build’.
Brundish kombionoi gjithë këto statistika: Golat e Messit, asistimet dhe sistemin ‘xG-Build’, ndërsa kërkoi argumente se kush tjetër mund të jetë më i miri në botë. /Periskopi/
![]()



