Eden Hazard te Real Madrid? Gjithçka varet nga Zinedine Zidane

Eden Hazard te Real Madrid? Gjithçka varet nga Zinedine Zidane

Eden Hazard ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim në Real Madrid këtë verë pasi dështoi të rinegocionte një marrëveshje të re me Chelsean.

Anësori belg është shumë muaj pranë skadimit të kontratës dhe në rast se dështon rinovimi i kontratës, ‘Blutë’ dëshirojnë të përfitojnë nga shitja e tij.

Megjithatë, sipas Marca, për transferimin e Hazardit në ‘Santiago Bernabeu’ duhet dhënë dritë jeshile nga trajneri Zinedine Zidane, i cili u rikthye në stolin e Realit për ta këndellur një sezon katastrofal, përcjell Periskopi.

Që nga kthimi i Zidane në klub, Reali ka qenë i lidhur me një mori emrash të mëdha – me presidentin e klubit, Florentino Perez, që është i prirur t’i japë francezit atë që ai ka nevojë për sukses.

Perez është një admirues i madh i Hazard dhe ka dashur të sjellë 28-vjeçarin në Bernabeu që nga ditët e tij te Lille.

Megjithatë, Zidanes do t’i jepet kohë për të vlerësuar skuadrën e tij të tanishme përpara se të vendosë çfarë ka nevojë në dritaren e transferimevetë verës. /Periskopi/

Shpërndaje në: