Edhe humoristi i Hollywood Will Smith bën shaka me Neymar: Ai është njeriu im

Edhe humoristi i Hollywood Will Smith bën shaka me Neymar: Ai është njeriu im

Neymar tashmë ka marrë vëmendjen edhe të aktorit humorist të Hollywoodit Will Smith, i cili së fundmi ka qenë i lidhur me këngën zyrtare të Kupës Botërore Rusia 2018.

Ikona e freskët e “Prince of Bel Air” do të performojë në këngën zyrtare të turneut në ceremoninë e mbylljes i cili mbajti një konferencë shtypi për të promovuar spektaklin.

“Kam qenë shumë gjatë në këtë biznes për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje”, tha Smith duke iu referuar simulimeve të Neymar në fushën e lojës.

“Mendoj se ai ka bërë një punë spektakolare. Ai është njeriu im”.

Një alphabet është krijuar duke iu përshtatur imazheve të Neymar nga komentues të ndryshëm të rrjeteve sociale, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Ylli i PSG shënoi dy gola dhe bëri një assist në Kupën Botërore Rusi 2018 para se skuadra e tij të humbiste nga Belgjika në çerekfinale.

Por lojtari i cili kushton 198 milionë e kaloi pjesën më të madhe të kohës duke u rrokullisur në fushë.

Para se skuadra e Tites të eliminohej, ai shpenzoi 14 minuta i shtrirë në fushë./Periskopi/

Shpërndaje në: