Edhe LDK e çon në Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial

Edhe LDK e çon në Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar për vlerësimin e Kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të miratuar nga Kuvendi i KosovësDeputeti i LDK, Armend Zemaj, ka thënë se opozita nuk pajtohet me Projektligjin për për ndryshimin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, andaj kanë kërkuar mendim nga ana e Kushtetutës.

“Në emër të deputetëve nënshkrues kemi proceduar një kërkesë për ligjshmërinë dhe ligjet për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe nuk pajtohemi me mënyrën si ka ardhur. Amendamentet duket se janë kundërshtim me Kushtetutën. Interferimet janë jo të shëndetshme në demokraci por edhe për pavarësinë e gjyqësorit qe po tentohet të sigurojnë në mënyrë demokratike dhe pa ndërhyrje dhe pa atë që e quajmë kapje institucionale të këtij institucioni të rëndësishëm”, tha Zemaj.

Kujtojmë se sot, Abelard Tahiri i PDK-së, poashtu dorëzoi në Kushtetuese ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka dorëzuar  poashtu sot në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili bie ndesh me gjashtë nene të Kushtetutës së Kosovës.

Tahiri ka thënë se janë shumë çështje të cilat e bëjnë këtë projektligj të papajtueshëm me Kushtetutën nga njëra anë, dhe të papranueshëm për shkak të mundësisë që krijon për nërhyrje politike nga ana tjetër.

“Ky ligj cënon rënd pavarësinë e gjyqësorit të Kosovës. Ky është një ligj që shtrinë ndikimin e politikës në këshillin prokurorial. Që nga themelimi i institucioneve të Republikës së Kosovvës, asnjëherë nuk kemi parë një tendencë të tillë për të kapur Këshillin Prokurioal të Kosovvës. Ky ligj bie ndesh me gjashtë nene të Kushtetutës së Kosovës. Argumentimet të cilat i ka sjellë PDK-ja, konsiderojmë se është një bazë e majftueshme për ta nxjerrë në kundërshtim me Kushtetutën një ligj të tillë.”, ka thënë Tahiri. Më tej, ai ka thënë se Qeveria, përmes votimit të këtij ligji, e ka kapur sistemin e drejtësisë në dorë përmes Këshillit Prokurorial.

“Në mes të dy leximeve, nuk janë marrë në konsideratë as rekomandimet e Komisionit të Venecias. Prandaj, këto janë arsye shtesë pse ky ligj bie ndesh me Kushtetutën. Këtë ligj e degradon edhe përbërja politike e këtij Këshilli. Tash, çdo kush mund të bëhet anëtar i Këshillit Prokurorial, mjafton të ketë mbështetjen e politikës. Pra, tash, Këshilli Prokurorial është direkt i varur nga politika – respektivisht nga mazhoranca. Kjo është e papranueshme, në kundërshtim me Kushtetutën, prandaj edhe jemi të bindur që një vendim të tillë do ta nxjerrë dhe konfirmoj edhe vetë Gjykata Kushtetuese.”, ka thënë Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri./Periskopi

Shpërndaje në: