Edi Rama takohet nesër edhe me Ramush Haradinajn

Edi Rama takohet nesër edhe me Ramush Haradinajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vazhdojë takimet edhe nesër në Kosovë.

Ai do të takojë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa në orën 9 të mëngjesit ndërkaq dy orë më vonë, në orën 11, takon kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Më pas, Rama takon edhe Behgjet Pacollin e Shpend Ahmetin.

Kjo është agjenda e Ramës për nesër në Kosovë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. (Selia e LDK-së, Prishtinë, ora 9.00)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. (Selia e AAK-së, Prishtinë, ora 11.00)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli. (Selia e AKR-së, Prishtinë, ora 12.00)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Komuna e Prishtinës, ora 13.00)

 

Shpërndaje në: