Edon Zhegrova debuton te Baseli vetëm për shtatë minuta

Edon Zhegrova debuton te Baseli vetëm për shtatë minuta

Basel fitoi ndeshjen si mysafir nga Neuchatel Xamax me rezultat 0-2, falë golave të Valentin Stocker dhe Okafor. 

Kjo ndeshje ishte speciale edhe për ylli kosovar Edon Zhegrova, i cili luajti për herë të parë me fanellën e klubit zvicerian.

Zhegrova erdhi në fushë në minutën e 83-të dhe zëvëndësoi golashënuesin Stocker, shkruan Periskopi.

Ylli i Kosovës u huazua nga Genk në Zvicër deri në fundin e këtij sezoni me mundësi blerje nga ekipi që drejtohet nga Koller.

19-vjeçari u largua nga Belgjika për shkak të minutazhit të pakët, si rezultat i ‘shfrenimit’ të tij në rrjetet sociale. /Periskopi/

Shpërndaje në: