Edukatorja monstrum në Ukrainë e mbytë foshnjën duke ia zënë frymën me jastëk
Arrestimi ka ndodhur pasi janë publikuar pamjet e tmerrshme.
Policia ka njoftuar se vajza ka vdekur nga të vjellat për shkak të problemeve të frymëmarrjes që i shkaktoi edukatorja me jastëk.
E në vend që edukatorja Irina Sukhanova, të raportojë në polici ajo madje ka tentuar t’i zhdukë pamjet nga kamerat, por policia i ka rikthyer ato si prova që shërbyen për arrestimin e saj.
Sukhanova para policisë ka thënë “Ajo që unë i vendosa fëmijës ishte vetëm një forcues special e cila do të shërbente për mbrojtjen e fëmijës nëse ajo rrëzohej, kështu nuk do të lëndohej.”
Ajo është arrestuar dhe rasti është duke u hetuar edhe më tutje për shkak se kishte hapur edhe një çerdhe pa leje të autoriteteve.