Ekipi i madh italian vihet pas Xhakës
Milan është duke treguar interesim për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.
Xhaka pas aksidentit në ndeshjen ndaj Crystal Palace, nuk ka luajtur për “topçinjtë”, gjithashtu ka humbur edhe shiritin e kapitenit.Nga ana tjetër gjiganti italian, vazhdon me formën e dobët dhe dëshiron të blejë disa lojtarë gjatë afatit dimëror.
Për “Rosonerët”, kosovari është mesfushori adekuat që duhet të luaj në “San Siro”, transmeton KosovaPress.



