Ekipi i xhudos niset drejt Kosovës me pesë medalje nga Lojërat Mesdhetare

Ekipi i xhudos niset drejt Kosovës me pesë medalje nga Lojërat Mesdhetare

Trajneri, Driton Kuka, ka njoftuar se ekipi i xhudos është nisur sot drejt Kosovës.

Xhudistët tanë ia siguruan Kosovës pesë medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Loriana Kuka, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu fituan medaljet e arta, kurse dy të bronzta u fituan nga Akil Gjakova dhe Flaka Loxha.

Kuka ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në “Facebook”, pak para nisjes së ekipit drejt atdheut.

Trajneri pejan gjithashtu paralajmëroi se nga tani do të fillojë puna për Lojërat Olimpike.

 

Shpërndaje në: