Elia Zaharia: Po deformohen shumë gjëra, s’mund të bëj dalje publike se jam në gjyq

Elia Zaharia: Po deformohen shumë gjëra, s’mund të bëj dalje publike se jam në gjyq

Elia Zaharia ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor.

Gjithashtu Zaharia theksoi se seanca për të dhe princ Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin e saj mjekoligjor.

Nuk mund të bëj dalje publike pasi jam në procese gjyqësore! Ju lutem që mos ketë deformime, seanca për mua dhe Lekën për urdhër mbrojtje të ndërsjellët u shty pasi prokuroria nuk kishte sjellë raportin tim mjekoligjor.

Është kërkuar nga avokatja të vihet në dispozicion, tani u kërkua edhe nga gjykata! Është thjeshtë procedure! Ndërsa për babin u zhvillua. Babi nuk ka kërkuar urdhër mbrojtje nga Leka, pasi nuk e ka konsideruar të nevojshëm për vazhdimin e kësaj marrëdhënie të përfunduar. Kërkesën për urdhër mbrojtje ndaj tij e ka bërë vetëm Leka dhe gjykata e ka lënë në fuqi.

Ju a shkruaj këto pasi çfarë nuk është trilluar këto ditë në panele me njerëz që prezantoheshin si miq tanët e që unë nuk i kam takuar kurrë! Seanca sot ka lidhje vetëm me urdhër mbrojtjen jo me kallëzimin penal. Ajo është tjetër çështje që i takon prokurorisë,” përfundon Elia Zaharia për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH.

Shpërndaje në: