Emir Lenjani shkruan historinë nëpërmjet këtij super goli (VIDEO)
Ermir Lenjani ka shënuar një ndër golat më të shpejtë të historisë së futbollit, për vetëm 10 sekonda.
Ai ka kaluar ekipin e tij, Sionin në epërsi ndaj skuadrës së Luzernit.
Lenjani kohëve të fundit është në superformë, pasi arriti të shënoi edhe një dopietë në ndeshjen e kaluar.
Si duket shkarkimi i Panuccit nga stoli i Kombëtares Shqiptare e ka shkarkuar edhe psiqikisht Lenjanin pasi ka gjetur ritmin me klubin e tij dhe pritet rikthimi i tij me fanellën kuqezi.



