Emir Sahiti i hapur t’i bashkohet Kosovës, por nuk ka pranuar ftesë: Nuk do t’i them asnjëherë jo Kosovës

Emir Sahiti i hapur t’i bashkohet Kosovës, por nuk ka pranuar ftesë: Nuk do t’i them asnjëherë jo Kosovës

Lojtari i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti, ka bërë të ditur se është gati t’i bashkohet kombëtares së Kosovës kurdo që ai merr një ftesë nga shtabi teknik Dardan.

Sahiti i cili dikur luante me skuadra si Prishtina e Ramiz Sadiku, së fundmi po shkëlqen në Superligën e Kroacisë, me fanellën e Hajdukut.

Ai ka folur për qasjen e tij ndaj Kosovës, por edhe për formën e tij me klubin.

“Jo nuk kam pasur as nga Kombëtarja e Kosovës ftesë. Normal unë kam thënë që nëse vjen thirrja nga Kosova nuk do t’i them asnjëherë jo, sepse unë në Kosovë jam rritur duke luajtur në klubet si Ramiz Sadiku dhe Prishtina”, ka thënë Sahiti për Sporti.Info.

“Jam në një formë shumë të mirë, duke luajtur çdo ndeshje në Hajduk ku dihet që është klub i madh dhe ku ka lojtarë shumë cilësorë. Jam i lumtur me formën dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, shtoi kosovari, përcjell Periskopi.

Sahiti ishte më parë pjesë e Shqipërisë U21. /Periskopi/

Shpërndaje në: