Enver Hasani: Ushtrimi i funksionit të kryeministrit nga Haradinaj është abuzim

Enver Hasani: Ushtrimi i funksionit të kryeministrit nga Haradinaj është abuzim

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisionin “DPT te Fidani” , ka folur rreth gjendjes së krijuar pas dorëheqjes së parevokueshme nga posti i kryeministrit të Ramush Haradinajt.

Hasani ka thënë se edhe Isa Mustafa kur është rrëzuar me mocion votëbesimi ka pasur mundësi të veprojë njësoj dhe të marrë vendime.

“Realisht mocioni i votëbesimit, kur është bërë në rastin e Isa Mustafës edhe ai ka mundur me nënshkru sepse s’ka pasur kufizime ligjore as kushtetuese dhe me i ekzekutu kompetencat e tij me dashtë me abuzu, me bë autostrada ose çfarëdo”, tha ai.

I pyetur nëse është abuzim marrja e vendimeve pas dorëheqjes nga Ramush Haradinaj, Hasani është shprehur se është abuzim.

“Është abuzim po si nuk është abuzim, s’ka logjikë ajo punë, ti ke dhënë dorëheqje, nuk mundesh me i ushtru kompetencat e kryeministrit”, shtoi.

Shpërndaje në: