Eris Durmishi pritet si hero në shkollën “Musa Hoti”

Eris Durmishi pritet si hero në shkollën “Musa Hoti”

Shumë nxënës e arsimtarë të shkollës fillore “Musa Hoti” në Mitrovicë, nuk kanë arritur që të martën t’ia japin dorën nxënësit të klasës së VI-të të kësaj shkolle, Eris Durmishi.Qindra nxënës e arsimtarë të kësaj shkolle kishin organizuar pritje madhështore për 11-vjeçarin.

“Na ke ndritë fytyrën, na ke bërë të ndjehemi krenarë, të lumtë”, i thotë njëri prej arsimtarëve, pasi e puthë në të dyja faqet Erisin, që një javë më parë mori çmimin Mister Little Galaxy 2016 në Gjeorgji.

“Prit ta shohim pak Erisin”, insistojnë disa nxënëse të cilat sapo kanë arritur në shkollë.

 

 

Shpërndaje në: