Erza Muçolli e Celine Dion bëhen bashkë

Takimi me Celine Dion e bën me lot Erzën
Celine Dion këngëtare e njohur e idol i shumë njerëzve, ku takimi me të për disa mbetet vetëm një ëndërr.
Por, për talenten kosovare Erza Muçollin tani më kjo ëndërr është bërë realitet, ajo ka takuar idolin e saj, e natyrisht për të mos u harruar kurrë ky takim, ato realizuan edhe një fotografi.
Të takosh idolin do të thotë të keshë edhe emocione, në sytë e Erzës shihen edhe lotët e gëzimt, shkruan rtv21.tv.
Kujtojmë se Erza Muçolli si 8 vjeçare arriti në finalen e audicionit “France’s Got Talent” në Francë në vitin 2014 dhe tani Erza 11 vjeçare është pjesë e grupit të njohur “Kids United”.