“Evropa do të kishte frikë nëse Shqipëria dhe Kosova do të kishin një ekip”
Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha në një koferencë për media ka folur rreth ndeshjes së nesërme me Kosovën, transmeton Periskopi.
Berisha lidhur me ndeshjen tha se do të jetë një takim i qetë dhe se Kosova është vendi i tij.
Ndër tjerash, Berisha tha se nëse Shqipëria dhe Kosova do të kishin një skuadër të vetme, atëherë Evropa do t’jau kishte frikën.
“Meqë është miqësore apo vëllazërore, do të jetë takim i qetë. Po të kishim luajtur për kualifikim, që besoj do ndodhë, për ne do të ishte e vështrië, sepse e di që është vendi im Kosova si dhe Shqipëria. Kam shkuar këtu me bindjën t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Ishalla bëhet një ekip kombëtar. Po të bëhëeshin një ekip, do të na kishte frikë e gjithë Europa. Jemi në një moment të vështirë, duhet ta luajmë këtë ndeshje si vëllazërore.”



