Fadil Nura: Komplet VV’ja votoi kundër restaurimit të Kompleksit të Jasharajve

Fadil Nura: Komplet VV’ja votoi kundër restaurimit të Kompleksit të Jasharajve

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se deputetët e VV-së kanë votuar kundër amandamentit që parashihte restaurimin e kullave të Jasharëve në Prekaz.

Një pjesë e kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.

Busti i heroit Adem Jashari e shtëpia-muze në të cilën vizitat janë tejet të shpeshta ndodhen në gjendje jo të mirë.

Ndërsa faji ka rënë mbi institucionet, Nura thotë se ka propozuar një amandament ku parashihej restaurimi i njërit prej vendeve më të vizituara në Kosovë që personifikon luftën dhe sakrificën e popullit për liri.

“Kur e kam propozuar këtë amandament. Komplet Vv-së votoi kundër restaurimit të Kompleksit të Jasharëve. Përvec një apo dy deputetëve ish të burgosur politikë”, tha ai ne emisionin Pressing ne T7.

Shpërndaje në: