‘Falënderoj karantinën’, flet blogerja që humbi vajzën 3-vjeçare nga kanceri në tru

‘Falënderoj karantinën’, flet blogerja që humbi vajzën 3-vjeçare nga kanceri në tru

Ashley Stock ishte mirënjohëse për bllokimin nga koronavirusi para se vajza e saj tre-vjeçare të humbiste betejën me kancerin e trurit.

Kur në Amerikë, aty ku blogerja jeton, u njoftua izolimi i vendit, fillimisht ajo u ndje keq, sepse kishte humbur mundësinë të merrte pjesë në aktivitetet e përditshme.

Por më pas, krah një fotoje me Stevie, ajo shkruajti: “Pak më shumë se një javë më parë u ankova për karantinën, se sa shumë më ka munguar të darkoj jashtë dhe të shkoj në kinema. Këtë javë po e mbaj vajzën time jashtëzakonisht afër dhe nuk e imagjinoj dot të guxoj të dal jashtë flluskës tonë të sigurt. Që kur morëm lajmet për tumorin e trurit të Stevie (azhurnimet në @littlemissionmomma), jeta është bërë një seri prishjesh emocionale dhe një valë me mirënjohje dhe dashuri të pafund ”.

Ajo pastaj vazhdoi të falënderojë ndjekësit e saj në mediat sociale që e mbështesnin dhe ishin atje për të dhe familjen e saj.

Por më pas ajo publikoi lajmin e trishtë, ku 3-vjeçarja nuk jetonte më. Ashley gjithashtu ka 2 djem: Ëesley, 10 vjeç dhe Saëyer, 7 vjeç, me bashkëshortin Ben, i cili qëndroi në shtëpi me djemtë gjatë diagnostikimit të të voglës, pasi kufizimet e koronavirusit nënkuptonin se vetëm një prind mund ta shoqëronte Stevie në spital.

Vetëm dy ditë më vonë, çiftit iu tha që tumori i Steve ishte një “formë kanceri i quajtur DIPG (glioma pontine difuze intrinsike). Dhe ajo kishte një normë mbijetese 0%”.

Tumori, i gjetur në tru, zakonisht paraqitet tek fëmijët midis moshës pesë dhe shtatë vjeç.

Ashley postoi në atë kohë: “Ne jemi të copëtuar. Të thyer. Të shkatërruar. Ne do ta kalojmë pjesën e mbetur të javës në spital për të diskutuar trajtimet që do ta bëjnë pjesën e mbetur të jetës së saj më të rehatshme. Më pas do të kthehemi në shtëpi ku ajo mund të rrijë e qetë me vëllezërit dhe këlyshët dhe ne mund ta kalojmë kohën me vajzën tonë të ëmbël dhe të shërohemi si familje “.

Familja festoi ditëlindjen e tretë të Stevie vetëm disa ditë para vdekjes së saj tragjike.

Shpërndaje në: