FBK: Të martën fillon Art Motion Superliga – masa strikte dhe pa shikues në tribuna

Periskopi.com Sporti

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar për fillimin e edicionit të ri në Superligën e Kosovës.

Drita dhe Sigal Prishtina është ndeshja që i jep startin këtij edicioni.

Më poshtë mund ta shihni njoftimin e plotë të FBK:

Pritjes i erdhi fundi. Pas ndeshjeve interesante të Superligës, të martën do të fillojë edicioni i ri në Art Motion Superligën e Kosovës.

Sfida hapëse është ndërmjet Dritës dhe Sigal Prishtinës, takim që zhvillohet nesër nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Gjilanasit këtë edicion kanë siguruar elitën në basketbollin e Kosovës, kurse prishtinasit janë skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës dhe në këtë edicion kanë ambicie më të mëdha se atë të kaluar, edhe pse edicionin e kaluar fituan Kupën dhe Superkupën. Këtë të fundit e fituan me lojtarë vendorë.

Takimet në elitën e basketbollit zhvillohen pa shikues dhe me masa strikte, për shkak të pandemisë me Covid 19.

Ndeshjet transmetohen ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa.

XHIROJA I

E martë

19:00 Drita – Sigal Prishtina

E mërkurë

17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Prizreni 16 – Rahoveci

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi /Periskopi/