“Federata e futbollit egjiptian po frikësohet nga Salah, ishte gabim që mori pjesë në dasmën e vëllait”

“Federata e futbollit egjiptian po frikësohet nga Salah, ishte gabim që mori pjesë në dasmën e vëllait”

Ish sulmuesi i egjiptit, Mido ka kritikuar ashpër Federatën e futbollit Egjiptain, kjo pasi ka qëndruar në heshtje ndaj veprimeve të egjptiasit, Mo Salah, i cili kishte testuar pozitiv me Covid 19 pasi shkoi në dasmën e vëllait, duke ia pamundësuar të merrte pjesë në ndeshjet me Kombëtaren, shkruan Periskopi.

“A mendon dikush që Salah nuk bëri gabim duke marrë pjesë në dasmën e vëllait të tij me 800 deri në 900 njerëz? Në kohë pandemie? A nuk është thjesht e gabuar?” tjha ish-sulmuesi in Egjiptit në Al-Nahar TV.

Sulmuesi i Liverpool u testua pozitivisht për Covid-19 të premten e kaluar, pasi ishte parë më parë duke kërcyer duke vallëzuar në dasmën e vëllait të tij pa distanca shoqërore dhe duke mos mbajtur maskë.

Dhe, tashmë është konfirmuar se ish- ylli i Romës, ka testuar përsëri pozitiv më Covid19, çka ia pamundëson të luajë ndaj Leicesterit në fundjavë. /Periskopi

 

Shpërndaje në: