Fëmija njëvjeçar mbytet në një pishinë në Drenas

Fëmija njëvjeçar mbytet në një pishinë në Drenas

Një fëmijë njëvjeçar raportohet të ketë humbur jetën.

Injëjti është mbytur në një pishinë në fshatin Likoshan të Drenasit.

Drejtori i kësaj qendre, Ismet Bogiqi konfirmoi rastin teksa tha se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

Bogiqi shtoi gjithashtu se lidhur me rastin janë informuar edhe Policia e Kosovës.

Ai tha se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe se nuk dihet ende se si ka ardhur deri tek rasti tragjik, ku vdiq një 1 vjeçar.

Shpërndaje në: