Ferizaj: Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, 20-vjeçari gjobitet me 300 euro dhe ndalim të vozitjes për 6 muaj

Ferizaj: Tejkaloi shpejtësinë e lejuar, 20-vjeçari gjobitet me 300 euro dhe ndalim të vozitjes për 6 muaj

Një 20 vjeçar është gjobitur me 300 euro, tri pika negative, dhe heqje të patentë shoferit për gjashtë muaj, për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.

Sipas policisë, ngasësi i automjetit të udhëtarëve në zonën e kufizimit të shpejtësisë 50 km/h kishte vozitur në 94 km/h.

“Kanë vazhduar aktivitetet e policisë nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt, ku dje kanë ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ‘’Driton Islami’’në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 94  km/h. Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet A.RR (M/K) i moshës 20 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse (heqje e patentë shoferit)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: