FFK-ja refuzon ankesën e Prishtinës për licencim

FFK-ja refuzon ankesën e Prishtinës për licencim

Klubi i futbollit Prishtina ka mbetur pa licencë për të garuar në kupat evropiane. Të premten Komisioni i Shkallës së Dytë i FFK-së ka shqyrtuar ankesën e Prishtinës dhe e ka refuzuar atë.

Por ajo u refuzua. Kështu Prishtina, nëse vendimi mbetet në fuqi, nuk do të paraqitet në gara evropiane edhe nëse fiton Kupën e Kosovës.

Komisioni i Shkallës së Dytë i Federatës së Futbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhje, në të cilën e ka shqyrtuar ankesën e FC Prishtina, e parashtruar me datë 24 maj 2023, në lidhje me vendimin e Shkallës së Parë të Federatës së Futbollit të Kosovës rreth licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2023/24.

Pas një vlerësimi të kujdesshë, Komisioni i Shkallës së Dytë e ka refuzuar ankesën e FC Prishtina, duke e vlerësuar atë si të pabazë.

Shpërndaje në: