FFK merr vendim që t’i jap pension jetësor gruas së Fadil Vokrrit

FFK merr vendim që t’i jap pension jetësor gruas së Fadil Vokrrit

Federata e Futbollit të Kosovës po e mban Kuvendin e Rregullt të Punës dhe ka marrë vendim që gruas së Fadil Vokrrit t’i jepet një pension jetësor

Presidenti i Trepçës 89 e ka bërë propozimin që gruas së legjendës të futbollit kosovar t’i ofrohet një pension jetësor, shkruan Periskopi.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi më pas propozimin e Zekës e ka hedhur në votim ku të gjithë anëtarët i dhanë mbështetje kësaj iniciative.

Gruaja e Vokrrit do të gëzojë pensionin për aq sa të ketë jetë, derisa në ditët në vijim Komiteti Ekzekutiv i FFK-së do të caktojë edhe shumën e parave që do t’i takojnë asaj. /PERISKOPI/
Image result for gruaja e fadil vokrrit

Shpërndaje në: