FIFA publikon listën e ngushtë për trajner të vitit: Bielsa dhe Klopp të pranishëm në top-5
FIFA ka publikuar listën e ngushtë me vetëm pesë trajnerë që mund ta fitojnë çmimin e trajnerit më të mirë të vitit në kategorinë e burrave.
Dhe, ashtu siç pritej, edhe trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa është i pranishëm në TOP-5 pas mrekullive që performoi me ekipin anglez.
Bielsa arrin këtë sukses madje duke qenë pjesë edhe e kategorisë së dytë angleze në periudhën e parë të sezonit, por tashmë bashkë me klubin janë futur në Premier Ligë dhe po vazhdojnë të magjepsin botën.
Bashkë me Bielsan, të pranishëm janë edhe Hansi Flick i Bayernit që fitoi Ligën e Kampionëve dhe u bë kampion i Gjermanisë.
Pastaj, Jurgen Klopp, që me Liverpoolin u bë kampion i Anglisë pas 30 vitesh.
Zinedine Zidane që me Real Madridin bëri ndonjë gjë, kushedi çka.
Dhe Julen Lopetegui që arriti ta fitonte me Sevillan Europa Ligën.
MOT ALAW/Periskopi



