Fillon turneu i shumëpërfolur i Pelosit në Azi: Nuk përmendet Tajvani

Fillon turneu i shumëpërfolur i Pelosit në Azi: Nuk përmendet Tajvani

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka filluar turneun e saj në Azi, por ende nuk është bërë e ditur nëse në të do të përfshihet një ndalje në Tajvan.

Në një njoftim për shtyp të dielen, Pelosi tha se një delegacion do të udhëtone drejt ‘Indo-Paqësorit’ për të rikonfirmuar “përkushtimin e fuqishëm dhe të palënkundur ndaj partnerëve tanë në rajon”.

Delegacioni u largua të dielen nga Hawai dhe do të ketë ndalje në Singapor, Malajzi, Korenë e Jugut dhe Japoni. Pelosi tha se në këto vende ata do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë për të diskutuar avancimin e “vlerave dhe interesave të përbashkëta”, përfshirë paqen dhe sigurinë. Në këtë njoftim nuk u përmend Tajvani.

Ka pasur spekulime vendore se Pelosi do të vizitonte Tajvanin në fund të turneut të saj të enjten. Të hënën, kryministri i Tajvanit, Su Tseng-chang nuk u përgjigj direkt kur u pyet, por ai u tha gazetarëve se “ne gjithmonë mirëpresim vizitat e musafirëve të huaj në vendin tonë”.

Kina e konsideron Tajvanin si një rajon të larguar i destinuar për ribashkim dhe kundërshton fuqishëm të gjithë veprimet që qojnë drejt njohjes së Tajvanit si një shtet i pavarur. Gjatë një bisede telefonike që zgjati më shumë se dy orë, presidenti kinez, Xi Jingping, paralajmëroi homologun e tij amerikan, Joe Biden, se “kush luan me zjarrin, digjet” ndaj asaj që ai e konsideron “integritet territorial” të Kinës.

Kina tha të hënën se ushtria e saj “nuk do të rrinte duarkryq” nëse Pelosi do të vizitonte Tajvanin.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie zyrtare me Tajvanin, por ato mbajnë raporte miqësore dhe janë ligjërisht të obliguara të dhurojnë armë për vetëmbrojtje.

Qeveria e Tajvanit nuk komenton në lidhje me vizitën e Pelosit teska ajo preferon të ruaj sigurinë e ‘status quo’ ndërsa po rrit marrëdhëniet e saj më Shtetet e Bashkuara. /Periskopi/

Shpërndaje në: