Finlanda sot konfirmoi aplikimin për NATO, Rusia nesër mund t’ia ndalë gazin

Finlanda sot konfirmoi aplikimin për NATO, Rusia nesër mund t’ia ndalë gazin

Rusia mund t’i ndalë furnizimet me gaz për Finlandën që nga nesër, një ditë pasi liderët finlandezë thanë se ata do të aplikojnë “pa vonesë” për anëtarësim në NATO, sipas gazetës lokale, Iltalehti, përcjell Periskopi.

Politikanët kryesor finlandezë kanë paralajmëruar se Rusia mund ta ndalë furnizimin me gaz të premten, shkruan gazeta duke cituar burime të paidentifikuara dhe pa specifikuar se nga vie ky paralajmërim.

Nëse ndërpritet gazi rus, kjo do të shkaktonte problem madhorë për disa industri finlandeze dhe për prodhimtarinë ushqimore, thuhet në raport. /Periskopi/

Shpërndaje në: