Fiton Baseli, trajneri e ‘harron’ Zhegrovën (VIDEO)
Baseli ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafir i Zurich me rezultat 0-2.
Ishte goli i Campo (54′) dhe ai i Albian Ajetit (89′) që i siguruan fitoren ekipit zvicerian, që tani me gjasë blindon vendin e dytë.
Edhe në këtë ndeshje nuk kishte minuta për talentin Edon Zhegrova, përcjell Periskopi.

Zhegrova, i cili në ndeshjen e fundit nuk u ftua fare, ndaj Zurich 90 minutat e plota i ndoqi nga stoli.
Deri tani, ylli kosovar ka luajtur vetëm tetë minuta dhe duket se huazimi i tij në Zvicër mund të përfundojë më shpejtë se sa është menduar.
Thuhet se shtabi teknik i Basel nuk janë aspak të kënaqur me përformancat e Zhegrovës në stërvitje dhe ai mund të kthehet në Belgjikë, te Genk. /Periskopi/



