Fitore Pacolli keqkupton Besnik Tahirin: Periskopi ndërmjetëson me një sqarim super të thjeshtë

Fitore Pacolli keqkupton Besnik Tahirin: Periskopi ndërmjetëson me një sqarim super të thjeshtë

Fitore Pacolli e Vetëvendosjes, e ka keqkuptuar ose në rastin më jo të mirë, e ka keqinterpretuar një deklaratë të Besnik Tahirit të AAK-së, i cili i tha partisë në pushtet se ‘e kanë marrë Kosovën me çelësa në dorë’ dhe tani është ‘koha për të punuar’. Por shprehja ‘me çelësa në dorë’, duket se deputetes Pacolli i përngjanë në ndonjë reklamë të veturave, por e vërteta e kësaj shprehje shqipe, është ndryshe.

Kjo shprehje zakonisht përdoret për ‘një punë të kryer krejt’ ose një ‘shtëpi të kryer’ – kur i jepet dikujt ‘me çelësa në dorë’.

**

Deputeti i AAK-së dhe shefi i kolegëve të tij në Kuvend, Besnik Tahiri, i tha sot Vetëvendosjes se e kanë marrë Kosovën me çelësa në dorë.

“E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë ndërkaq ktheheni prapa 20 vite. Bëni ju cka kemi bërë ne për 20 vjet. Kryeni ju autostradat që janë nisur. Lëreni fjalët e kthehuni punës sepse për atë arsye qytetarë iu kanë dhënë besim’, tha Tahiri, shkruan Periskopi.

Por duket se një shprehje të tillë, e ka keqkuptuar deputetja e Vetëvendosjes, znj.Fitore Pacolli – ose e ke keqinterpretuar ndoshta.

Ajo shkruan se Tahiri ka aluduar në xhipa, por shprehja ‘me çelësa në dorë’ – zakonisht i referohet një shtëpie të përfunduar. Një pune të kryer.

Znj. Pacolli keqkupton kështu:

Tha e keni marr Kosovën me çelësa në dorë ?‍♀️

Këta janë mësuar që të marrin xhipat 00 me çelësa në dorë e pa dhimtë i kanë shfrytëzuar për qefet e tyre.

Kjo tregon që në kohën e tyre shteti ishte veç një veturë që e shfrytëzon pa dhimtë derisa mbetet me shit veç për hekur. Kështu, fatkeqësisht, është qeverisur me Kosovën, shtetin tonë.

E tani ne po punojmë intensivisht ta rimëkëmbim duke intervenuar pjesë-pjesë që sa më shpejt ngritim shtetin në këmbë. Nuk e kemi lehtë por nuk dorëzohemi./Periskopi

(Artikull në rubrikën FUN) 

Shpërndaje në: