Fitore sensacionale e Dortmundit, i rrëmben pozitën e parë Bayernit (VIDEO)

Fitore sensacionale e Dortmundit, i rrëmben pozitën e parë Bayernit (VIDEO)

Dortmund ka realizuar fitore sensacionale ndaj Wolfsburg me rezultat 2-0.

‘Verdhezinjët’ e arritën fitoren krejt në fundin e ndeshjes, falë dy golave të Paco Alcacer (90+1′ 90+3′).

Gjatë tërë ndeshjes, Dortmund nuk bindi me lojë, por në fund arriti të merrte tre pikë të arta në garën për titull dhe i rrëmben pozitën e parë Bayernit.

‘Bavarezët’ dështuan të fitonin ndaj Freiburg.

Holer (3′) shënoi për vendasit, ndërsa Robert Lewandowski (22′) barazoi gjithçka. Deri në fund nuk kishte ndryshim në rezultat.

Kësisoji, Bayern tash tubon 61 pikë, dy më pak se Dortmund që gjendet në pozitën e parë.

Javën e ardhshme, ‘Allianz Arena’ është impianti ku do të zhvillohet klasikja gjermane mes këtyre dy ekipeve. /Periskopi/

Shpërndaje në: