Fjalimi i Kurtit në Kuvend – provokim ndaj mësimdhënësve për vazhdimin e grevës

Fjalimi i Kurtit në Kuvend – provokim ndaj mësimdhënësve për vazhdimin e grevës

Fjalimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot në Kuvendin e Kosovës po shihet se provokim ndaj mësimdhënësve për vazhdimin e grevës. Kështu të paktën mendon analisti, Dardan Sejdiu.

Përgjigja e kryeministrit Kurti ndaj mësimdhënësve është “për keqardhje” thotë Sejdiu, përcjell Periskopi.

“Fjalimi i KM sot ne Kuvend dhe perbuzja qe i beri mesimdhenesve dhe kerkesave te tyre nuk mund te lexohet ndryshe vetem si provokim per vazhdim te greves!”

“Mundesise per ndalje te greves KM iu pergjigj me kete fjalim sot ne kuvend! Konflikti i perhershem si menyre per protagonizem si duket do vazhdoje gjate gjithe mandatit! Per keqardhje eshte kjo pergjigje e KM ndaj mesimdhenesve!”, thotë Sejdiu.

Kryeministri Kurti në Kuvendin e Kosovës u tall fort sot me mësimdhënësit duke thënë se “nëse në markete do të shkruhej çmimet e rritura vlejnë për arsimtarët dhe mësuesit, ky do të ishte një problem specifik”. /Periskopi/

Kurti tallet fort me mësuesit: Çmimet s’janë rritë veç për juve, mos po shkruan në markete që janë rritë veç për juve?

Shpërndaje në: