Flet pas lirimit nga paraburgimi kryeinspektori, Bedri Halimi: Shpëblimi pas luftës nga ngrënësit e lirisë së Kosovës

Flet pas lirimit nga paraburgimi kryeinspektori, Bedri Halimi: Shpëblimi pas luftës nga ngrënësit e lirisë së Kosovës

Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi, ka reaguar për herë të parë pasi u lirua nga paraburgimi, e që u akuzua për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Facebook gjatë arrestimit të tij, duke thënë se arrestimi i tij ishte shpërblim nga “ngrënësit e lirisë së Kosovës”.

“SHPËRBLIMI PAS LUFTËS, NGA NGRËNËSIT E LIRISË SË KOSOVËS, PËR VEPRIMTARINË TIME KOMBËTARE DHE VUAJTJET PËR LIRINË E KOSOVËS, NË BURGJET E PEJËS, PRIZRENIT, ZAGREPIT, GOSPIQIT, RIJEKËS E GOLI OTOKUT, SI DHE ANGAZHIMIT NË UÇK”, ka shkruar Halimi, në fotografin e publikuar në Facebook.

Kujtojmë se Halimi dhe disa zyrtarë të tjerë ishin arrestuar në kuadër të rastit “Brezovica”.

Shpërndaje në: