Flet xhaxhai i fëmijëve të vdekur në Gjakovë: Në shtëpi ishin edhe tre persona

Flet xhaxhai i fëmijëve të vdekur në Gjakovë: Në shtëpi ishin edhe tre persona

Dy fëmijë të moshës 10 njëri e 13 tjetri kanë gjetur vdekjen sot pasi shtëpia ku ishin u kaplua nga flakët. Për rastin ka folur xhaxhai i tyre.

Bashkim Sadriaj, ka thënë se zjarri ka qenë shumë i madh dhe se shumë shpejt e ka përfshirë pjesën e madhe të odës ku gjendeshin fëmijët.

Më tej, ai ka deklaruar se bashkë me fëmijët të pranishëm kanë qenë edhe tre persona tjerë, dy prej të cilëve ikën nga shtëpia pak para se të shpërthente zjarri.

“Dikush prej familjes e ka pa si tym. Ne i kemi shtëpitë pak matanë, derisa jemi afruar s’ka pas shans që të mund të afrohemi krejt. Ka pas shumë tym e flakë. S’ka qenë hiq më shumë se pesë minuta gjithçka”, ka thënë ai.

Sadriaj ka deklaruar se dyshon që shkaktare e zjarrit ka qenë energjia elektrike. /Periskopi

Shpërndaje në: