Flori i thotë ‘Dashuria ime’ një vajze, vjen reagimi i Libertës (Foto)

Flori i thotë ‘Dashuria ime’ një vajze, vjen reagimi i Libertës (Foto)

Tash e sa kohë, flitet se mes kantautorit Flori Mumajesi dhe moderatores Liberta Spahiu ka një romancë.

As Flori e as Liberta nuk kanë pranuar diçka të tillë, por as nuk e kanë mohuar, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, Flori kishte publikuar një video të këngës së fundit “New Rules”, të këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, mbi të cilën shkruante “Dashuria ime”.

Menjëherë pas Florit, Liberta kishte publikuar një video nga Mauritius ku po i kalon pushimet.

Në sfond të videos dëgjohet kënga e fundit e Duas, ndërsa këngëtarja duke shkruar titullin e këngës ka vënë një emoji me të cilën tregon se e pëlqen shumë këngën.

Shpërndaje në: