Florian Marku i kërkoi luftë: Bokiseri britanik me kombinim eksploziv e nokauton brutalisht kundërshtarin

Florian Marku i kërkoi luftë: Bokiseri britanik me kombinim eksploziv e nokauton brutalisht kundërshtarin

Boksieri të cilin Florian Marku e bulizonte dhe i kërkonte luftë publikisht, Conor Benn ka përmirësuar bilancin e tij në 20-0, pasi mposhti Chris Algierin mbrëmë në rrethana spektakolare.

Iu deshën vetëm katër runde Benn për ta siguruar fitoren kundër amerikanit, i cili mbeti i shtrirë në ring për një kohë në prezencë të një turme në Liverpool, transmeton Periskopi.

Ishte një paraqitje spektakolare nga 25-vjeçari Benn, i cili qysh në rundin e parë mori kontrollin e meçit.

Benn lansoi kombo pas komboje në kundërshtarin e tij 37-vjeçar dhe u duk se nokauti do të vinte në çdo moment.

Dhe në rundin e dytë, gati sa nuk ndodhi.

Sidoqoftë, kur kishin mbetur vetëm pak sekonda në rundin e katërt, mbrojtja e Algierit u thye dhe Benn arriti që me një të majtë dhe të djathtë të shpejtë ta vinte ‘në gjumë’ kundërshtarin.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: