Florian Marku ruan me sukses titullin e kampionit, mposht Luisetton

Florian Marku ruan me sukses titullin e kampionit, mposht Luisetton

Florian Marku ka arritur ta ruajë me sukses titullin e kampionit të botës.

Boksieri shqiptar qëndron akoma i pamposhtur, pasi triumfoi ndaj Jorick Luisetto, shkruan Periskopi.

Fituesi në këtë takim u vendos me anë të vendimit të jurisë.

Kuqeziu ishte më i mirë në të gjitha raundet, duke qenë më kërkues dhe gjithnjë në ofensive.

Marku kështu ruan titullin me fitoren e marrë në mitikun ‘Wembley’.

‘Albanian King’ kështu merr fitoren e 10-të, derisa ka edhe një barazim. Në anën tjetër, Luisetto nga 14 meçe tani numëron 11 fitore dhe 3 humbje. /Periskopi/

Shpërndaje në: