Formacionet zyrtare: PSG – Lyon, Shaqiri kundër Messit

Formacionet zyrtare: PSG – Lyon, Shaqiri kundër Messit

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen PSG – Lyon.

PSG luan në shtëpinë e vet, në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligue 1, përballë Lyon, shkruan Periskopi.

Skuadra e Pochettino vjen në këtë ndeshje pas pesë fitoreve radhazi, kurse Lyon ka një start më të dobët, me dy fitore, një humbje e dy barazime.

Në ndeshjen që luhet me fillim nga ora 20:45 startojnë edhe Lionel Messi e Xherdan Shaqiri. Më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare.

PSG: Donnarumma; Kehrer, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes; Ander Herrera, Gueye; Di María, Neymar, Messi; Mbappé

OL: Lopes, Gusto, Boateng, Denayer, Emerson, Caqueret, Guimaraes, Shaqiri, Paqueta, Toko-Ekambi, Slimani. /Periskopi/

Shpërndaje në: