Formacioni potencial i Chelseat për sezonin e ardhshëm është seriozisht impresiv

Formacioni potencial i Chelseat për sezonin e ardhshëm është seriozisht impresiv

Nëse do t’i kishit ofruar Frank Lampardit top katërshen në fillim të sezonit të tij të parë si trajner i Chelseat, pa dyshim se ai do ta pranonte.

“Të Kaltërit” mund të kenë përfunduar në vendin e tretë në Premier League sezonin e kaluar, por ishin prapë shumë, shumë larg Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Dhe për shkak të pezullimit në transferime nga FIFA, Lampard nuk arriti të transferonte asnjë lojtar gjatë muajve të tij të parë në drejtim – gjë që e bëri punën e tij edhe më sfiduese, transmeton Periskopi.

p1ecq636d02i38vm1pt6u4r2qle.jpg

Mirëpo, ai arriti të nxjerrë më të mirën nga situata, duke u dhënë hapësira të rinjëve, të cilët kanë impresionuar.

Dhe para sezonit të ri, Chelsea i ka treguar dhëmbët duke transferuar emra si Hakim Ziyech dhe Timo Werner.

Dhe tani, sipas raporteve, klubi nga perëndimi i Londrës është shumë afër të sigurojë shërbimet e talentit impresiv të Bayer Leverkusenit, Kai Harvetz.

Kuptohet se 21-vjecar, i cili vlerësohet të kushtojë 100 milionë euro, është i vendosur të kalojë në “Stamford Bridge”.

Fansat e Chelseat, sic mund ta imagjinoni, janë të ngazëllyer me mundësinë që sulmi të ketë emra si Harvetz, Werner e Ziyech – së bashku me Christian Pulisicin dhe të tjerët.

Më poshtë, formacioni i mundshëm i Chelseat për sezonin e ardhshëm. /Periskopi.com/

p1ecq5tjsftco6ktqbkdp17bha.jpg

Shpërndaje në: