Foto sa një mijë fjalë, kur Kosovën s’e kënaq as barazimi

Foto sa një mijë fjalë, kur Kosovën s’e kënaq as barazimi

Kombëtarja e Kosovës dje barazoi 1-1 me Bullgarinë në ndeshjen e parë për kulaifikueset e Euro 2020

Kosova e dominoi Bullgarinë, por nuk arriti më shumë se një barazim në një ndeshje ku djelmoshat tanë dhanë gjithçka për të fituar, raporton Periskopi.

Arbër Zeneli shënoi golin e vetëm në këtë takim për Kosovën, dhe çfarë goli… Ai pasi dribloi kundërshtarët bëri një goditje të fuqishme dhe precize që la të shtangur portierin bullgar.

Pas këtij goli, Kosova u mundua me të gjitha forcat që të shënonte përsëri, por nuk ia doli. Raste të mira për shënim patën Rashica e Zhegrova, derisa edhe Muriqi goditi shtyllën.

Zeneli që është njëri nga lojtarët më në formë si dhe pjesa tjetër e skuadrës u panë shumë të zhgënjyer pas përfundimit të ndeshjes pasi nuk arritën që të fitonin.

Ata dhanë gjithçka dhe mbrëmë vetëm fati ia ktheu shpinën, derisa ky zhgënjim në fytyrat e tyre pas një barazimi do të thotë shumë për Kosovën.

Ata janë më të uritur se kurrë që të arrijnë rezultate pozitive dhe me lojën që po tregojnë futbollistët tanë bëjnë që të gjithë tifozët e Kosovës të ëndërrojnë për një kualifikim historik në Euro 2020.
/PERISKOPI/

Shpërndaje në: