Fqinjët rrihen mes vete në Prizren, njëri bëhet për spital

Fqinjët rrihen mes vete në Prizren, njëri bëhet për spital

Në Prizren ka ndodhur një rrahje mes dy fqinjëve.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje (e hënë), ndërsa si pasojë e rrahjes, njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë.

Si pasojë e lëndimeve, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Shpërndaje në: