Frika nga arabët: Si shkoi mbledhja e j’zakonshme e 19 klubeve të PL kundër Newcastle United?

Frika nga arabët: Si shkoi mbledhja e j’zakonshme e 19 klubeve të PL kundër Newcastle United?

Nëntëmbëdhjetë klube të Premier Ligës janë mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm që të flasin vetëm për një ekip, Newcastle Unitedin që së fundi u ble nga pronarët më të pasur në glob për sporte. Por, pse?

Sa shpesh ndodh që 19 klube të mblidhen që të flasin vetëm për një ekip? Klubet tjera kanë qenë të brengosura në lidhje me pronarët super të pasur të Newcastle-it, marrë parasysh avantazhet e mëdha që mund t’i kenë në raport me ta.

Guardian ka mësuar, se klubet kanë propozuar një draft që ndryshon rregullat për të bërë një ndalesë të përkohshme me transaksionet me palët e ndërlidhura – me fjalë të tjera, aranzhmanet me biznese me të cilat pronarët e klubeve lidhen, përcjell Periskopi.

Takimi që u mbajt të hënën, ishte që të votohej mbi atë amandament.

Ishte vetëm Newcastle United që nuk kishte marrë pjesë e nuk ishte ftuar në këtë takim.

Votimi u mbajt, dhe tetëmbëdhjetë klube fotuan në favor të rregullit të ri, Newcastle United ishte kundër ndërsa Manchester City kishte abstenuar.

Por, ky vendim kaloi.

Sidoqoftë ka probleme legale meqë Newcastle po e konsideron vendimin si të paligjshëm dhe të ndikuar nga marrja në pronësi nga arabët. Çështja pritet të shkojë në gjyq, para se klubet të mblidhen për ta bërë ndalesën në fjalë të përhershme.

Bazikisht, klubet e tjera të Premier Ligë po i frikësohen një suksesi të madh nga Newcastle ashtu siç kishte pasur City, përmes shpenzimeve enorme të parave.

Çka pritet të ndodh këtej e tutje, nuk dihet!

Shpërndaje në: