Frikë e drithërimë: Të dhënat personale të krejt banorëve të Ekuadorit ekspozohen online

Frikë e drithërimë: Të dhënat personale të krejt banorëve të Ekuadorit ekspozohen online

Gati çdo person në Ekuador i ka pasur të dhënat e tij personale të ekspozuara, ka thënë një firmë e sigurisë kibernetike.

Detajet e më shumë se 20 milionë njerëzve, përfshirë emrat, datat dhe numrat e telefonit, janë mbajtur në serverë në Majami [Miami] pa mbrojtje, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Të dhënat më së shumti kanë të bëjnë me njerëzit që jetojnë në Ekuador dhe përfshijnë detaje edhe të banorëve që tashmë janë të vdekur.

Ajo përfshin numrat e letërnjoftimeve, numrat e identifikimit tarifor dhe emrat e anëtarëve të familjes.

Vendi amerikanojugor e ka një popullsi prej rreth 17 milionë banorësh, duke lënë të kuptohet se çdo banor i tij e kishte pësuar nga kjo gjë.

Thuhet se ky server tashmë është mbyllur, edhe pse nuk sqarohet nëse ndokush i ka përdorur të dhënat me qëllime kriminale.

Kompania e sigurimeve kibernetike deklaroi që secili qytetar me të dhëna të ekspozuara tashmë mund të jetë në rrezik nga mashtrime të ndryshme. /Periskopi

Shpërndaje në: