Furnizuan qytetarët me teste anti-Covid, arrestohen të dyshuarit

Furnizuan qytetarët me teste anti-Covid, arrestohen të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale “dokumente të falsifikuara”.

Sipas policisë një mashkull dhe një femër dyshohet se i kanë furnizuar qytetarët me dokumente të testit Anti-Covid-19.

Ngjarja ka ndodhur në Pejë.

“Pejë 27.01.2021 – 12:55. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që të njëjtit dyshohen se i kanë furnizuar qytetarët me dokumente të testit anti Covid 19. Njësiti relevante policore nga vendin e ngjarjes  kanë konfiskuar: tre telefona mobil dhe dy shtëpiza të kompjuterit. Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim

Shpërndaje në: