Futbolli kosovar në zi: Vdes një nga bashkë-themeluesit e klubit të njohur në Kosovë
Sot i është dhënë lamtumira e fundit, Flurim Bujupit, ish bashkë themelues i skuadrës KF Drenasi.
I ndjeri, gjithashtu ka qenë edhe delagat i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Lajmin për vdekjen e Bujupit, e ka bërë të ditur skuadra nga Drenasi.
Më poshtë njoftimi i tyre:
Të dashur sportdashës,
Sot i dhamë lamtumiren e fundit Flurim Bujupit i cili u nda nga ne pas një sëmundje të shkurtër.
Flurimi ishte bashkëthemelues i KF Gryka me vonë KF Drenasi, gjithashtu ishte edhe delegat në FFK i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në sportin e Kosovës dhe në veçanti për klubin tonë.
Të gjithë bashkëpunëtorëve, miqve, lojtarëve e në veçanti familjes dhe farefisit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Sot sporti humbi një njeri të madh por që do ta përkujtojmë çdoherë.